Telegrafi

Geer: Nuk ka vullnet në BE për të ndryshuar kornizën negociuese

Ambasadori evropian, David Geer, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se dyshon se kjo qeveri mund të arrijë një marrëveshje më të mirë dhe se nuk sheh oreks që Brukseli të rishqyrtojë kornizën e re negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Ne mirëpresim angazhimin e Qeverisë ndaj BE-së dhe tashmë kemi parë përparim të mirë”. Kjo qeveri po ecën pozitivisht dhe për amendamentet kushtetuese e kemi në tavolinë një zgjidhje. A mund të arrijë kjo qeveri një marrëveshje më të mirë? Unë dyshoj… Nuk shoh vullnet që Brukseli të rishikojë një kornizë të re negociuese. Dhe do të ishte mirë të ecim përpara me këtë zgjidhje”, tha Geer.

Ai përmendi se qeveria duhet të punojë në përmirësimin e gjyqësorit.