Site icon Telegrafi

Geer: Dënoj sjelljen e protestuesve në Shkup, skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike

Ambasadori evropian David Geer me një njoftim në rrjetet sociale, ka dënuar dhunën e përshkallëzuar gjatë protestave kundër propozimit francez para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, duke thënë së skena të tilla nuk kanë vend në nje shoqëri demokratike.

Protestat e organizuara tashmë disa ditë radhazi, thirren nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM dhe E majta.

“I dënoj skenat e mbrëmshme të dhunës ndaj policisë në Shkup, e cila ishte duke kryer detyrën. Skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Bëj thirrje për përmbajtje, respekt dhe përgjegjësi”, ka shkruar Geer.

Gjatë protestave të mbrëmshme, të cilat filluan para Qeverisë, vijuan tek objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfunduan para Kuvendit, kanë mbetur të lënduar 47 policë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy janë shtruar me lëndime të rënda në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Nga protesta gjithsej u arrestuan 11 protestues.

Lexo po ashtu Në protestën e djeshme në Shkup janë lënduar 47 policë dhe arrestuar 11 persona
Exit mobile version