Site icon Telegrafi

Gecaj: Me Vetëvendosjen bëjmë koalicion, kur ata kthjellen e i largojnë Kurtin e Molliqajn

Gecaj ka deklaruar se nuk përjashton koalicionin me asnjë subjekt politik në të ardhmen, por me Vetëvendosjen, sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm kur kjo parti “të kthjellet”

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pret që partitë opozitare të reflektojnë lidhur me çështjen e demarkacionit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos privohen nga lëvizja e lirë pa viza.

“Këtë muaj e kemi kohën e fundit që opozita të reflektojë, sepse qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të jenë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë pa viza”, ka thënë ai. “Deputetët serbë nuk kanë qenë atë ditë kur është dashur të votohet Demarkacioni, sepse janë ndjerë të pasigurt, për shkak të thirrjeve të cilët i ka bërë Lëvizja anarkiste Vetëvendosje”.

Ai ka deklaruar se nuk e ka sulmuar kurrë Vetëvendosjen, porse ata, në bindjen e tij janë anarkistë dhe çfarëdo koalicioni i ardhshëm me ta është i pamundur, pa i larguar disa nga figurat kryesore!

“Ata kanë kërcënuar që do të na tërheqin zvarrë, edhe juve – gazetarëve”, ka thënë ai. “Nuk mund të them nëse ndonjëherë mund të kemi koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, ka mundësi të ndodhë, nëse ata kthjellen – kur aty të mos jenë figura si Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj”.

Exit mobile version