Telegrafi

Gecaj: Vetëvendosja e Drenasit kalon në PDK

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash anëtar i PDK-së, Arben Gecaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se e gjithë struktura e VV-së në Drenas sot do të kalojë në PDK.

Sipas Gecajt, pas Skenderajt edhe Drenasi shuan të gjitha pikat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Gecajt:

“Sot Drenica përfundimisht i jep shkelmin organizatës vv. Pas Skenderajt edhe Drenasi shuan të gjitha pikat(13 sosh). Deklaratat e Kurtit se Drenica duhet te jap heronj te ri ne luftën për pushtet, ishte sa trishtuese e po aq nënkëmbse per njerezit qe besuan në programin për bashkim. E gjithe antaresia me strukturen e saj nga sot kalojne ne PDK dhe perkrahin Ramiz Lladrovcin per te parin e Komunës”, (sic.), ka shkruar Gecaj në Facebook.