Telegrafi

Gecaj: Serwer i ka lexuar intervistat e mija kur ka folur për Vetëvendosjen (Video)

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj – njëherësh zëvendësministër i Pushtetit Lokal i ftuar – ka thënë se analisti Daniel Serwer paraprakisht i ka dëgjuar deklaratat e tij kur ka thënë se Kosova më shumë se nga Rusia është e rrezikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo po ashtu Serwer: Serbët dhe Vetëvendosje ia shkaktojnë problemet më të mëdha Kosovës!

“Ai i ka dëgjuar intervistat e mija kur kam thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e keqja më e madhe e këtij vendi. Po ta merrte pushtetin Vetëvendosja, ne do të kishim të instaluar diktaturë në këtë vend. Unë jam kundër kësaj Lëvizje, sepse lëvizjet e tilla nuk kanë vend në vendet demokratike. Lëvizjet që përdorin dhunë nuk kanë vend në një sistem demokratik”, ka thënë Gecaj në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel,

Duke folur për mos prezencën e listës serbe në institucione, ka thënë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga që të dëshmojnë bojkotin ndaj institucioneve. Ai ka thënë se nuk do të ketë shantazhe, ngase Qeveria i ka votat edhe pa Listën Serbe, pos në proceset kur kërkohen 2/3 e votave.