Site icon Telegrafi

Gecaj: Momentalisht, nuk i kemi votat për Demarkacionin

Kthimi i Demarkacioni në Kuvend në fillim të marsit, ndoshta nuk do të jetë e mundur. Kështu shprehet zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj.

“Na vyen votat e Listës Serbe për ta kaluar Demarkacionin, pasi që kemi një opozitë kryeneçe që ka lidhur krye se nuk do ta votojë demarkacionin”, ka thënë Gecaj.

Megjithatë, ai beson se ka indikacione se Lista Serbe do kthehet dhe në këtë mënyrë do t’i bëjnë votat e mjaftueshme.

Sa i përket deklaratës së deputetëve serbë se nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Gecaj e quan këtë si diçka të palogjikshme.

“Asociacionin e kemi negociuar në Bruksel dhe në bazë të asaj marrëveshje së pari duhet të themelohet statuti i Asociacionit e tek pastaj të themelohet”, ka deklaruar Gecaj. /Indeksonline/

Exit mobile version