Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, pasi ky i fundit gjatë një debati me strukturat e degës së PDK-së në Pejë, ka thumbuar LDK-në, duke thënë se PDK është parti që i pranon kritikat dhe se nuk dinë të gjuajnë me karrige.
Gecaj, ka zgjedhur profilin e tij zyrtar në Facebook, për të reaguar ndaj deklaratave të Veselit.
Ai ka shkruar se karriget janë sport i lehtë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i Bajram Gecajt:
“Kadri Veseli nga Peja thumbon LDK’në, “Ne nuk gjuajmë me karrike” Shumë e vërtetë … karriget janë sport i lehtë për ju”.
Ndryshe, në zgjedhjet e brendshme që është duke i mbajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë ndodhur disa incidente mes anëtarësisë në nëndegë të ndryshme, e në një rast ka ndodhur edhe gjuajtja me karrige./Telegrafi/