Telegrafi

Gecaj: Isufi e Bulliqi i besojnë ish-Jugosllavisë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nëpërmes një postimi në “Facebook” ka ngritur pikëpyetje për hartat të cilat i kanë prezantuar ekspertët vendorë, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, e që janë të prodhuara nga institucionet jugosllave.

“’Institucionet kredibile të ish-Jugosllavisë’ i kanë prodhuar hartat të cilave u besojnë Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi; a nuk ju tingëllon kjo si një lloj nostalgjie për sistemin “perfekt” në të cilin kemi jetuar dikurë?”, ka shkruar Gecaj. “Apo, nga rrafshi tjetër, i besojmë ish-Jugosllavisë, e jo treshes mike SHBA-BM-Gjermani”!

Bulliqi dhe Isufi kanë argumentuar muaj me radhë se demarkacioni i vendosur nga Komisioni për Demarkacion me Malin e Zi është gabim dhe se humben 8,300 hektarë tokë. Ata kanë dhënë fakte dhe harta të tëra për të argumentuar këtë përfundim, duke e nxjerrë si problem kryesor marrjen për bazë të të dhënave kadastrale.