Telegrafi

Gecaj e quan normale përafrimin e LDK-së me VV-në

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e quan normale përafrimin e tanishëm të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gecaj ka thënë se Vetëvendosje dhe partia e tij deri më tani nuk kanë pasur një bisedë serioze për koalicion parazgjedhor.

“Ne nuk kemi hyrë në biseda serioze. Ne kemi pasur takime, por jo diçka më të thellë”, tregoi Gecaj, raporton Express.

Gecaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor nuk është një opsion i përjashtuar, por që LDK nuk ka pasur përvojë të mirë në zgjedhjet e fundit, kur në listën e LDK-së u bashkua AKR-ja e Behgjet Pacollit.

“Kemi pasur përvojë të keqe me bashkimin me partitë para zgjedhjeve. Është një disponim i përgjithshëm që të hyjmë si parti të vetëm në zgjedhje, megjithatë nuk e përjashtojë një mundësi të tillë”, është shprehur Gecaj.