Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të deputetit Albin Kurti.
Kurti deklaroi sot se “as burgjet dhe plumbat” nuk mund ta ndalin Lëvizjen Vetëvendosje që të kundërshtojë ratifikimin e demarkacionit.
Gecaj, në një postim në Facebook, i është referuar Kurtit me “Al-Bini”, duke shtuar se ai po do që përmes revolucionit të përmbys Qeverinë.
Postimi i plotë i Bajram Gecajt:
“Al-Bini po parasheh në Rubikon se, pas revolucionit përmbysës të pushtetit, do të pasonin edhe dy revolucione tjera: ato të përmbysjes së udhheqësive të LDK-së e PDK-së. Në këtë mënyrë ata shohin futjen e diktaturës revolucionare fillestare, e që pastaj të na rikthejnë në sistemin e vjetër monist nën diktaturën e proletariatit – NO PASARAN COMRAD AL-BIN” (sic), ka shkruar Gecaj.