Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili në një tubim në Tiranë tha se Kosova pritet të ketë luftë në këto 3-4 vitet e fundit.
Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti duhet të kërkon falje publike për këtë deklaratë.
“Nëse do të ishte politikan i përgjegjshëm, Al-Bin Kurti do të duhej që menjëherë të kërkonte falje publike dhe tërhiqte kërcënimin e tij me luftë drejtuar një shteti mik dhe fqinj, pra ndaj Malit të Zi”, ka shkruar Gecaj./Telegrafi/