Site icon Telegrafi

Gebert: Ndryshimet më të vogla, kanë veprim shkatërrues ndaj mjedisit

Zyra e mjedisit jetësor të Kombeve të Bashkuara (UN Environment) në Shkup në bashkëpunim me Shoqatën ekologjike të Maqedonisë dhe Qendrën për edukim dhe zhvillim nga Tearca me një sërë aktivitetesh në Tetovë sot e shënoi Ditën botërore të mjedisit jetësor – 5 qershorin. Për rëndësinë e kësaj dite foli edhe përfaqësuesja e Zyrës për mjedis jetësor e KB-së Sonja Gebert, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dita botërore e mjedisit jetësor është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së në vitin 1972 në ditën e parë nga Konferenca e KB-së për mjedis jetësor, ndërsa festohet nga vitit 1974 në më shumë se 140 vende në rajon. Mënyra e vetme në të cilën mund të mbijetojmë si njerëzim është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik sepse duket që edhe ndryshimet më të vogla si rritja e temperaturës në botë ka veprim diku shkatërrues ndaj mjedisit , ndërsa me këtë edhe ndaj jetës së njerëzve dhe sigurinë e saj rreth ushqimit”, deklaroi Gebert, njofton AIM.

Në suaza të aktiviteteve të sotme në Tetovë u organizua turë e biçikletave nëpër qytet në të cilën morën pjesë nxënës nga shkollat fillore, projektim i një filmi dokument për mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe prezantimin e kopshteve organike në shkollën fillore “Vëllezërit Migjeni” në Tetovë. Krahas aktiviteteve në Tetovë, Dita botërore e mjedisit jetësor në Shkup do të shënohet me ndriçim të gjelbërt ekologjik në ndërtesat në fakultetin e pylltarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version