Telegrafi

Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu nesër publikojnë këngën e re “Para para”

Tre nga artistët më të pëlqyer në tregun shqiptar, Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu, kanë bashkuar forcat për një këngë të re.

Të njëjtit kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se nesër (e mërkurë) lansojnë projektin e ri muzikor.

“Para Para” mban titullin kënga e yjeve, të cilët po ashtu kanë prezantuar një pjesë edhe në Instagram.

“Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu, Para Para. 12.05.2021, 20:00”, ka shkruar Getoar Selimi (emri i vërtetë) në videon e publikuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti i tyre mezi po pritet nga fansat e publiku në bazë të reagimeve që mori videoja në hapësirën për komente.

Ky njëherësh është bashkëpunimi i parë që mbase do të shndërrohet në një hit të verës. /Telegrafi/