Site icon Telegrafi

GdS: De Biasi në mesin e kandidatëve për të drejtuar përfaqësuesen e Italisë

Edhe sipas prestigjiozes sportive italiane ‘La Gazetta dello Sport’, Gianni De Biasi, mund të emërohet trajneri i Italisë pas Euro 2016.

Sipas të përditshmes ngjyrë rozë GdS, strategu italian është kandidat për ta zëvendësuar Antonio Conten, i cili do të largohet nga Azzurrët pas Kampionatit evropian.

“Për Italinë ai mund ta braktisë Kombëtaren e Shqipërisë”, shkruan ajo.

Kurse, përveç De Biasit kandidat për ta marrë dertimin e Italisë janë edhe: Capellon, Donadonin, Di Biagio, Tardelli dhe Cannavaro, Ventura, De Biasi, Gasperini, Mazzarrit dhe Guidolin.

Exit mobile version