Grupi Ballkanik i Energjisë “(GBE), përmes një komunikate, paraqiti qëndrimin e saj lidhur me vendimin e Qytetit të Shkupit për të krijuar një kompani të re publike për ngrohje me energji elektrike dhe gaz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata theksojnë se kompanitë në përbërjen e GBE-së janë subjekte afariste që kanë licenca të vlefshme për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin e ngrohjes në territorin e Qytetit të Shkupit.
“Të gjitha aktivitetet tona kryhen në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me dispozitat e licencave të vlefshme dhe kështu vazhdojmë me aktivitetet tona për përgatitjen e sezonit të ri të ngrohjes, në interes të konsumatorëve”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/