Dihet që lëkura merr frymë, por edhe liron gazra. Prandaj është shpikur aparati i cili mund të detektojë sasinë e gazave nga lëkura e njeriut dhe kështu ndihmon në zbulimin e sëmundjeve
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Mjekësisë dhe i Stomatologjisë i Tokios, ka shpikur aparatin për zbulimin e sasisë së vogël të gazrave të cilat i liron lëkura e njeriut. Formohen me avullimin e komponentëve të gjakut.
Duke përdorur llojin e enzimave të cilat mund të lidhen me gazin, kanë zhvilluar dhe sensorin i cili identifikon avullimet. Atëherë ndez dritën e kaltër. Aparati për përpunimin e imazheve kap këtë dritë dhe krijon imazhin në kohë reale në ekran.
Hulumtuesit thonë që aparati mund të përdoret për zbulimin e substancave të cilat dalin nga lëkura e diabetikëve dhe e të sëmurëve nga karcinomë dhe mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
“Testi i thjeshtë, p.sh. me mbajtjen e duarve në aparat, do të jetë mjaftueshëm që të zbulohet sëmundja. Shpresojmë që do të përmirësojmë efikasitetin e sensorit në atë mënyrë që saktësisht të zbulojë edhe sasinë më të vogël të gazit”, ka thënë prof. Koji Mitsubayashi.
Tani për tani, me sukses është bërë imazhi i gazit i cili lirohet nga shuplaka e personit i cili ka konsumuar alkool. /Telegrafi/