Site icon Telegrafi

Gazpromi rus shënoi humbje ekonomike me rreth 25 miliardë dollarë

Kompania ruse e naftës Gazprom në gjysmën e parë të vitit 2020 shënoi rënie me 26 për qind në 1.8 trilionë dollarë apo afër 25 miliardë dollarë. Kështu theksohet në deklaratën e kompanisë të rezultateve financiare.

Të ardhurat e kompanisë u ulën me 3.8 miliardë dollarë në periudhën janar-qershor të vitit 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e gazit natyror të kompanisë në Turqi u ulën me 42 për qind në 4 miliardë metra kub, ndërsa eksportet në Evropë ranë me 18 për qind në 78.9 miliardë metra kub në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas deklaratës.

Gazprom eksportoi 1.6 miliardë metra kub gaz natyror në Kinë përmes gazsjellësit të energjisë Siberia në Siberinë Lindore i cili filloi së funksionuari në dhjetor 2019. Tubacioni transporton gaz natyror nga Yakutia në Primorsky Krai dhe Kinë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kërkesa botërore për gaz natyror pritet të bjerë me një ritëm rekord, duke zbritur 4 përqind deri në vitin 2020. /AA/

Exit mobile version