Gjiganti rus i energjisë Gazprom thotë se do të shkurtojë edhe një herë në mënyrë dramatike furnizimet me gaz në BE përmes tubacionit të tij kryesor për shkak të punëve të mirëmbajtjes.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Gazprom tha se ndalimi i një turbine tjetër në tubacionin Nord Stream 1 do të reduktonte prodhimin ditor të gazit në 20 për qind duke përgjysmuar nivelin aktual të furnizimit.
Qeveria gjermane tha se nuk kishte asnjë arsye teknike për të kufizuar furnizimin me gaz.
Ka gjasa ta bëjë më të vështirë për vendet e BE-së për rimbushjen e rezervave të gazit përpara dimrit.
Tubacioni Nord Stream 1, që pompon gazin nga Rusia në Gjermani, ka funksionuar shumë nën kapacitetin për javë të tëra dhe u mbyll plotësisht për një pushim 10-ditor të mirëmbajtjes në fillim të këtij muaji.
Rusia furnizoi BE-në me 40 për qind të gazit të saj vitin e kaluar dhe BE-ja ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë.
Komisioni Evropian iu ka kërkuar vendeve që të reduktojnë përdorimin e gazit me 15 për qind gjatë shtatë muajve të ardhshëm pasi Rusia paralajmëroi se mund të frenojë ose ndalojë plotësisht furnizimet. /Telegrafi/