Prodhuesi kryesor rus i gazit, Gazprom pritet të shtojë mjetet për financimin e projektit për ndërtimin e rrjedhës së Turqisë për 863 milionë dollarë në vitin 2017.
“Ndryshimet në programin investues për 2017, të cilin do ta shqyrtojë bordi i drejtorëve, nënkupton shtimin e investimeve në realizimin e projektit “Rrjedha turke” për rreth 50 miliardë rubla”, ka thënë një burim i shërbimit informues të Gazprom për agjencinë Tass.