Telegrafi

Gazmend Muhaxheri thotë se ka pretendime për të marrë kreun e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur edhe për garën e brendshme brenda LDK-së dhe pozicionin e tij në këtë proces.

Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini u është përgjigjur edhe pyetjeve të audiencës.

“Nëse do të kandidonte Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së a do ta mbështeste Gazmend Muhaxheri”, ishte njëra nga pyetjet e audiencës së “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Pejës është përgjigjur duke thënë se varësisht se kush do të jetë në garë për kreun e LDK-së do të votojë.

“Ndoshta unë jam kandidatë e në këtë rast si do ta votojë Vjosën”, është shprehur Muhaxheri.

Lexo po ashtu Muhaxheri: Qeveria Hoti e ka “momën” e fortë, shumë më të fortë se Hashim Thaçi

I pyetur nëse ka pretendime për kryetarë të partisë Muhaxheri është përgjigjur: “Si nuk kam ambicie kur kam ardhur në pozitën e nënkryetarit të partisë. Kam pasur pretendime edhe për kryeministër”, është shprehur Muhaxheri./Telegrafi/