Kryetari i Komunash së Pejës, Gazmend Muhaxheri është kërcënuar nga dy persona përmes rrjeteve sociale, për çka edhe është njoftuar Policia e Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se ende nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast, kurse me të janë duke u marrë njësitë e hetimeve rajonale.
Rasti ka ndodhur më datë 14, ndërsa me 15 është lajmëruar rasti nga viktima, që në këtë rast është kryetari i Pejës. Janë dy raste të cilat janë cilësuar si kanosje përmes rrjeteve sociale. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë e hetimeve rajonale”, tha Gashi. /Telegrafi/