Site icon Telegrafi

Gazetat turke shkruajnë për Morena Tarakun: Nga Stambolli synon të lidhet me botën dhe të depërtojë në tregun internacional

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka tash e sa vite që është shpërngulur dhe jeton dhe vepron në Stamboll të Turqisë.

Krahas karrierës së njohur që ka kryesisht si modele dhe blogere në trevat shqiptare, Taraku së fundmi synon të shtrijë njohjen e saj edhe në shtetin turk.

Shumë prej gazetave të njohura atje kanë nisur të shkruajnë për Morenën, duke cekur nisjen e rrugëtimit të saj të ri në muzikë, më konkretisht këngën e re që do ta sjellë në turqisht.

Bukuroshja me prejardhje nga Peja, ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa nga kronikat e gazetave turke, që kanë filluar të raportojnë për të.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Morena Taraku pohon se do të hapet me botën nëpërmjet Stambollit. Ajo e konsideron Stambollin si derë për të depërtuar në tregun botëror. Së shpejti do të publikojë këngën e saj në turqisht për fansat e saj turq”, shkruan një prej gazetave me renome në Turqi.

E përditshmja turke “Kelebek” gjithashtu i ka dedikuar një hapësirë Tarakut, me titullin: “Nga Stambolli, do të lidhem me botën”.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Gazetat turke i janë referuar Morenës si rap-artiste, marrë parasysh projektet e fundit muzikore në shqip, në të cilat ka kënduar kryesisht të zhanrit hip-hop. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/InstaStory
Exit mobile version