Telegrafi

Gazetarja qanë mbi trupin e burrit të saj prokuror, i cili u vra derisa çifti ishte në muajin e mjaltit në një plazh në Kolumbi

Ky thuhet të jetë momenti kur një gazetare po “vajtonte” derisa gjendej mbi trupin e bashkëshortit të saj prokuror, pasi ai u vra, derisa ata ishin në muajin e mjaltit në një plazh kolumbian.

Siç edhe është raportuar, Marcelo Pecci, 45 vjeç, u qëllua për vdekje para gruas së tij Claudia Aguilera në Isla Barú jashtë qytetit Karaibe të Cartagena të martën, përcjell Telegrafi.

Ekzekutimi u krye disa momente pasi Aguilera, e cila punonte për rrjetin televiziv Unicanal, dhe Pecci, e cila ka bërë një luftë kundër karteleve të drogës, njoftuan se ishin në pritje të një fëmije.

Lexo po ashtu Një prokuror paraguaian antimafi është vrarë derisa ishte në muajin e mjaltit në Kolumbi – gruaja e tij rrëfen se si ndodhi ngjarja

Çifti nga Paraguai, sapo kishin postuar një foto në Instagram ku ishin të përqafuar.

Aguilera u tha hetuesve ligjzbatues kolumbianë se dy të dyshuarit iu afruan atyre në plazh në hotelin Decameron dhe nuk thanë asnjë fjalë përpara se njëri prej tyre të qëllonte Pecci-n, një herë në fytyrë dhe një herë në shpinë.

Autoritetet kolumbiane kanë ofruar një shpërblim prej 2 miliardë pesos, afërsisht 470,000 euro, për informacionin që çon në kapjen e individit të dyshuar.

Shefi i policisë, gjenerali Jorge Luis Vargas, tha për mediat se vrasja e Pecci ka shumë të ngjarë të lidhej me ndjekjet penale të tij të pastrimit të parave të profilit të lartë dhe rasteve të trafikut të drogës në Paraguaj. /Telegrafi/