Telegrafi

Gazetarja meksikane, e dashura e re e Ronaldos? (Foto)

Disa muaj pas ndarjes së Cristiano Ronaldos me Irina Shayk vazhdojnë lajmet që lidhen me jetën private të yllit të Real Madrid.

Pak ditë më parë u fol për një romancë të mundshme mes portugezit dhe Filipan, kunata e Fabio Coentraos, ndërsa më herët për një lidhje të mundshme me gazetaren e Real Madrid TV, Lucia Villalon.

Por tani, në jetën e Ronaldos shfaqet një tjetër gazetare. Bëhet fjalë për meksikanen Vanessa Huppenkothen, shumë e famshme gjatë emisionit të saj për Botërorin e Brazilit, përcjell Portali Albeu.

Sipas “Diez Minutos”, 29-vjeçarja është objektivi i ri i Ronaldos, me të cilën është takuar gjatë një promovimi në Madrid.