Site icon Telegrafi

Gazetarja ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një tërmet goditi Los Anxhelosin – zbulohet reagimi i saj

Një gazetare e Fox News ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një tërmet që goditi Los Anxhelosin, u ndje edhe në studion televizive.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa pjesë të Kalifornisë jugore u goditën nga katër tërmete të dielën pasdite.

Banorët e Westlake Village dhe Malibu në qarkun e Los Anxhelosit ndjenë goditjen e tërmeteve që varionin nga 2.5 në 4.1 ballë, sipas gjurmuesit të tërmeteve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Dhe korrespondentja e Fox News, Christina Coleman po jepte një raport për një studente të humbur, e cila u zhduk gjatë një udhëtimi në pushimin pranveror në Republikën Domenikane, kur një dridhje goditi studion e LA.

“Një zëdhënës i Universitetit të Pitsburgut tha për mediat lokale se zyrtarët e universitetit janë në kontakt me familjen e saj…”, tha Coleman përpara se të ndalonte shkurtimisht.

“Më vjen keq, mendoj se sapo përjetuam një tërmet të vogël këtu teksa po lexoja”.

Më pas ajo vazhdoi me raportimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version