Presidenti amerikan Donald Trump njihet si një person i drejtpërdrejtë, në veçanti kur pyetet për çështje të ndryshme, kështu veproi edhe kur i është bërë një pyetje nga një gazetare franceze.
Gazetarja shfrytëzoi rastin ta pyet presidentin Trump si është e mundur që në SHBA përqindja e papunësisë është më e vogël, derisa në Francë më e lartë, transmeton Telegrafi.
“Si është e mundur një gjë e tillë”, shtoi gazetarja franceze, derisa Trump pa u menduar dy herë me një dozë humori ia ktheu shkurt.
“Ndoshta në e kemi presidentin më të mirë sesa ju”, tha Trump duke u larguar me buzëqeshje në fytyrë. /Telegrafi/
FRENCH REPORTER: “You have a very low unemployment rate in the U.S. & we have a very high unemployment rate in France. — How come?”
PRESIDENT TRUMP: “Well… maybe we have a better President than you do.”
— Breaking911 (@Breaking911) October 18, 2019