Telegrafi

Gazetarja e ftoi Jude Bellinghamin në shtëpinë e saj – anglezi me veprim qesharak

Jude Bellingham prodhoi një reagim gazmor pasi një gazetare e pyeti aksidentalisht nëse do të donte të kthehej në shtëpi me të.

Reprezentuesi anglez u paraqit në barazimin 1-1 të Real Madridit me RB Leizpig, një fitore 2-1 në rezultat të përgjithshëm për Los Blancos – përpara incidentit të çuditshëm.

Prezantuesja e Amazon Prime – Alessia Tarquinio, e cila më parë ka folur me Bellingham për djalin e saj, e ngacmoi sërish anglezin.

Lexo po ashtu Real Madridi del kundër Vinicius Juniorit për atë që ndodhi mbrëmë

Në një klip që u shfaq në X , i njohur më parë si Twitter, Tarquinio tha: “Ju kam borxh një falënderim sepse pas bisedës sonë djali im sillet shumë më mirë, prandaj faleminderit shumë”.

“Por, në fakt unë kam një kërkesë tjetër, a mund t’i thuash të bëjë detyrat e shtëpisë në spanjisht të lutem?”

Bellingham shikoi kamerën dhe tha: “Gabriel, bëj detyrat e shtëpisë, përndryshe do të përfundoni si unë, duke mos folur shumë spanjisht”.

Megjithatë, më pas, Tarquinio më pas tha: “A do të dëshironit të vini në shtëpi me mua?”.

Bellingham e kuptoi shpejt atë që i tha gazetarja dhe shikoi në mënyrë gazmore drejt saj, por me një qëndrim të sikletosur.

Pasi kuptoi se si kjo deklaratë mund të keqinterpretohej, ajo më pas shtoi: “Ti je djali im i përsosur”. /Telegrafi/