Të gjithë ata që janë zgjuar herët dhe kanë shikuar televizionin BBC kanë pasur çfarë të “dëgjojnë”, derisa gazetarja po raportonte live për Brexit-in.
Gazetarja Emma Vardy po raportonte live para Parlamentit britanik, kur befasisht në sfond dëgjohen disa klithma që tingëllonin sikur dikush afër po kryente marrëdhënie seksuale, transmeton Telegrafi.
Por, gazetarja Emma vazhdoi të injoroj këto klithma kinse nuk po ndodhte asgjë, edhe pse dëgjohej qartë derisa po raportonte nga Londra.
Por këto klithma nuk i injoruan edhe shikuesit e televizionit BBC, të cilët shkruan komente të ndryshme në Tëitter lidhur me këtë moment të sikletshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nI1dgrBkl1s