Telegrafi

Gazetarja e BBC-së jep lajmet në transmetim live, derisa prapa shpinës së saj një koleg po shikonte skena erotike në kompjuter  (Video)

Shikuesit e televizionit BBC kanë mbetur të habitur, kur derisa po i ndiqnin lajmet e mbrëmjes prapa shpinës së prezantuese u shfaqen disa skena të nxehta në një kompjuter.

Prezantuesja Sophie Raworth po lexonte titujt kryesor të lajmeve, por shikuesve të këtij televizioni nuk i shpëtoi diçka e pazakontë që u shfaq prapa shpinës së saj, transmeton Telegrafi.

Derisa prezantuesja po i jepte lajmet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, një koleg i saj që ishte ulur prapa shpinës së saj po shikonte në kompjuter një skenë të nxehtë.

Por, ky moment i pakëndshëm nuk i iku shikuesve të cilët e filmuan dhe më pas e postuan në internet. /Telegrafi/