Gazetarja Blerta Dalloshi – Berisha ka paraqitur ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, i cili e ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin ndaj saj nga mbrojtja e afërt e kryeministrit, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Dalloshi – Berisha është shoqëruar nga kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.
Ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e zhgënjyer ishte shprehur edhe juristja e medias, Flutura Kusari.
Ajo ka thënë se aktvendimi është në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Këshillit të Evropës, si dhe anues kah i dyshuari dhe jo nga mbrojtja e viktimës dhe drejtësisë.