Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që kandidat për kryetar Komune në Deçan, të jetë gazetari Zekë Sinanaj.
Kjo tashmë është konfirmuar nga vetë Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Aktivistët e Qendrës së Deçanit, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Zekë Sinanaj kandidat për kryetar të Deçanit. E urojmë z. Sinanaj dhe aktivistët e Qendrës së Deçanit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/