Pep Guardiola mbeti i hutuar pasi një gazetar spanjoll e pyeti nëse Manchester City do t’i bëjë Real Madridit një korridor nderi kur të takohen sot (e mërkurë) në mbrëmje.
City udhëton për t’u përballur me Real Madridin në Bernabeu në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, me skuadrën e Ligës Premier që mban një epërsi të ngushtë 4-3 nga ndeshja e parë në Etihad.
Real Madridi vjen në këtë ndeshje si kampionë i sapo kurorëzuar i Spanjës, pasi fitoi titullin e La Ligës me një fitore 4-0 ndaj Espanyolit të shtunën.
Ndërsa mbante konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të martën, Guardiola u pyet në mënyrë të çuditshme nga një gazetar spanjoll nëse City do t’i bëjë Real Madridit një korridor nderi.
Akti, i cili kryhet nga ekipet si shenjë respekti për kampionët e sapo kurorëzuar, zakonisht është i rezervuar për garat e ligës vendase dhe kjo e hutoi Guardiolën.
“A do t’i jepni Madridit korridorin e nderit për fitimin e La Ligës?”, pyeti gazetari spanjoll.
“Nuk kam një mendim për këtë”, u përgjigj fillimisht ish-trajneri i Barcelonës.
Spanish Journalist: Will you give Madrid the guard-of-honor for winning La Liga?
Pep “You’re asking me to give guard-of-honor because Madrid are champions? Being our spokesperson I can congratulate them but La Liga is different from Champions League” pic.twitter.com/TJZgyfCVeT
— The Pep (@GuardiolaTweets) May 3, 2022
Pasi u kërkua për një përgjigje, Guardiola u përgjigj: “E kuptoj që ju më pyesni diçka për ligën, për shpalljen e Real Madridit kampion”.
“Si zëdhënës i këtij klubi, i cili jam unë, ne i përgëzojmë ata, por kjo është Liga e Kampionëve”, përfundoi Guardiola.
Ndërsa ata pothuajse me siguri nuk do të marrin një korridor nderi nga City, Real Madridi gjithashtu pritet të përballet me të njëjtën situatë edhe në ndeshjen e ardhshme në La Liga, kur udhëtojnë te rivalët e hidhur, Atletico Madridi. /Telegrafi/