Telegrafi

Gazetari i RTV Dukagjinit i propozon martesë Rita Orës, ajo pajtohet për një takim (Video)

Rita Ora ka folur për herë të parë pas arritjes në Kosovë.

Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një konferencë për shtyp para fillimit të koncertit në Prishtinë, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Gazetari i RTV Dukagjinit, Fisnik Zymi ka befasuar këngëtaren me famë botërore.

Zymi kishte vetëm një pyetje, e cila e zuri në befasi bukuroshen tonë “Rita unë kam vetëm një pyetje, a pranon të martohesh mua”.

Pyetja ka bërë që në konferencë të shpërthejnë të qeshura derisa Ora është përgjigjur se pajtohet që fillimisht të kenë një takim dhe më pas do ta shohin.

Lexo po ashtu Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)

Ndryshe, këngëtarja ka pohuar se është krenare që është shqiptare dhe se ndihet krenare me këtë fakt.

Theksojmë se Rita do të perfomojë para publikut në sheshin e Nënë Terezës në Prishtinë. /Telegrafi/