Gazetari Ridvan Berisha ka bërë të ditur është suspenduar nga puna në Radio Televizionin e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur akuza për siç ka thënë “sulme sistematike kundër meje”.
Sipas tij, kjo u bë nga aktivistët e nxitur nga Albin Kurti.
“Sot, u suspendova nga puna për gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga përfaqësuesit e Kurtit e Sadriut me fasilitim edhe nga ambasada britanike, sot ne krye te RTK, te cilët shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetëm ne rastin tim por edhe publiku ordiner është i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin për drejtor te RTK-së”, është shprehur ai.
Në fund theksoi se nëse ka pak drejtësi do të mbetet opsioni për përballje.
“Nëse ka pak drejtësi, e qe besoj se ka, do te mbetet opsioni shtegdales për përballje. Nuk ka shans qe te molisem! Kaq për ketë situate te parashikuar”, shkroi Berisha./Telegrafi/