Site icon Telegrafi

Gazetari i Real Madridit thur lavde për Shqipërinë

Me paraqitjen e tyre në këtë Kampionat Europian, Shqipëria, sipas një artikulli të shkruar në Goal.com, e ka kryer detyrën në mënyrë të shkëlqyer, por ka ardhur në ndeshjen e tretë pa asnjë pikë të grumbulluar.

“Ata e kanë filluar me një humbje kundër Zvicrës teksa djemtë e Gianni De Biasit kanë humbur disa raste të mira për të shënuar, pavarësisht se shumicën e ndeshjes e kanë luajtur me 10 lojtarë, kurse në ndeshjen tjetër kanë pësuar në fund nga Franca, duke theksuar se kanë humbur disa raste për të marrë kryesimin”, shkruan Goal.com, transmeton Koha.net.

Gazetari Phil Kitromilides, që ka shkruar këtë artikull, gazetar i televizionit të Real Madridit, ka thënë se mungesa e përvojës te Shqipëria është vërejtur në momentet kyqe.

Ai thotë se një fitore e mundshme kundër Rumanisë, duhet shihet se a do të mundte që Shqipëria të katapultohej në 16-shen kualifikuese përtej fazës së grupeve.

Exit mobile version