Telegrafi

Gazetari pyet Bellerinin dhe Hazardin se a ishte penallti, belgu edhe këtë herë e fiton duelin me përgjigjen e tij (Video)

Arsenali dhe Chelsea barazuan me rezultat 2-2 në derbin e Ligës Premier.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa e dytë gola dhe momente kontestuese. I tillë ishte edhe goli i Eden Hazard nga pika e bardhë, ku belgu paraprakisht u ndal në mënyrë të palejuar në zonë nga Hector Bellerin.

Të dy lojtarët pas ndeshjes u ndalën nga gazetari i Sky Sport, i cili i pyeti direkt se ishte apo jo penallti.

Ashtu si në fushë, Hazard e fitoi edhe duelin e intervistës së pas ndeshjes me përgjigjen e tij.

Bellerin: “Të dy shkuam për topin në të njëjtën kohë, por gjyqtari tha se ishte penallti. Duhet të shikojmë përsëritjen”.

Hazard: “Nuk ka nevojë për përsëritje. Ishte penallti e qartë”, dhe vazhdoi me te qeshur belgu.

Skuadrat londineze do të takohen javën tjetër, por këtë herë në Kupën e Ligës. /Telegrafi/