Site icon Telegrafi

Gazetari i propozoi bast ish-futbollistit të Arsenalit dhe e humbi: Arshavin e qeth tullac (Video)

Peter Volik ishte skeptik me rastin e transferimit të Andrey Arshavinit te skuadra e Kazakistanit, Kairat.

Gazetari kazak i ka ofruar një bast interesant futbollistit rus se nuk mund të shënojë më shumë se shtatë gola gjatë gjithë sezonit.

Cilido që do të humbiste bastin do të duhet ta qethet tullac, përkatësisht personi që e fiton bastin do ta luajë rolin e berberit ndërsa tjetri ‘viktimën’, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Në vend të Albas vjen Monreal

Dhe këtë bast e ka fituar ish-futbollisti i Arsenalit, i cili ka realizuar tetë gola në ligën e parë kazake.

Natyrisht, 35-vjeçari në një qendër tregtare e ka qethur tullac Volikun, i cili tha se e kishte të vështirë të kapërdij bastin e humbur. /Telegrafi/

Exit mobile version