Telegrafi

Gazetari i pavarur turk arrestohet nën dyshimin se ka shpërndarë lajme të rreme rreth tërmetit

Gazetari turk Mir Ali Koçer, i cili publikoi në Twitter historitë e të mbijetuarve dhe shpëtimtarëve pas tërmetit shkatërrues në Turqi, është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur lajme të rreme dhe mund të dënohet me tre vjet burg.

Lexo po ashtu Gruaja që vdiq shkaku i tërmeteve në Turqi, duke se kishte kohë të shkruante një ‘testament’ nën rrënoja - zbulohet shënimi që la për familjarët

Ky gazetar i pavarur ishte më shumë se 200 kilometra nga epiqendra kur tërmeti goditi shtetin turk më 6 shkurt. Ai shkoi me kamerën e tij në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.

Ai është një nga të paktën katër gazetarët që po hetohen shkaku i raportimeve “jokorrekte” mbi tërmetin.

Grupet e lirisë së medias thanë se dhjetëra njerëz u arrestuan, u ngacmuan ose u penguan të raportojnë.

Autoritetet turke nuk kanë komentuar këto arrestime, raporton bbc.

Lexo po ashtu Mbi 50 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Të paktën 50 mijë njerëz vdiqën në tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë. /Telegrafi/