Telegrafi

Gazetari nga Sri Lanka për herë të tretë radhazi befason të gjithë më votat e tij për Topin e Artë – Messi kurrë nuk ka marr votë nga ai

Për Topin e Artë kanë votuar në total 176 gazetarë nga e gjithë bota, ku në fund doli fitues Lionel Messi.

Por një gazetar nga Sri Lanka, vazhdon të befasojë me votat e tij për të tretin vit rresht.

Hafiz Marikar nga Daily News e ka zgjedhur të parin mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Top treshen e kompletojnë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Antoine Griezmann, ndërsa vota kishte edhe për  Robert Lewandowskit dhe Marc-Andre Ter Stegenin.

Ai nuk e votoi asnjërin nga tre më të mirët, Lionel Messin, Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon.

Në vitin e shkuar ishin Eden Hazard, Roberto Firmino dhe Paul Pogba më të votuarit, ndërsa Ronaldo dhe Harry Kane e kompletuan top-5.

Nuk kanë munguar as votat e çmendua në vitin 2017. Para dy vitesh ai si më të mirin e votoi Leonardo Bonuccin, ndërsa pas tij dolën David De Gea, Radamel Falcao, Hazard dhe Kane.

Ronaldo ka hyrë vetëm një herë në listën e tij, ndërsa Messi nuk ka marr kurrë votë nga gazetari.  /Telegrafi/