Site icon Telegrafi

Gazetari i lënduar mbrëmë është mirë, kolegët kërkojnë zbardhje të rastit (Foto)

Në protestën e mbrëmshme para zyrës popullore të presidentit Gjorgje Ivanov, e cila është shkatërruar plotësisht, është lënduar edhe gazetari Goran Naumovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kolegët me postime në Facebook kanë njoftuar sot se ai është mirë dhe kërkojnë zbardhje të rastit.

Branko Geroski shkruan në Facebook ”Kolega Goran Naumovski është mirë. Falemnderojmë gjithë ata që mbrëmë i dhat ndihmë. Presim që policia të zbardh rastin në fjalë ku gazetari u sulmua nga pjesëtari i policisë. Gorani e bënte punën e tij dhe nuk ishte rrezik potencial për shtetin dhe rendin. Sulmuesi duhet të dënohet.” thotë gazetari Branko Geroski.

Gjithashtu mbrëmë u lëndua edhe fotografi gazetës Veçer Naqe Batev./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Protesta në Shkup: Lëndohet në kokë fotografi (Foto)

Exit mobile version