Në konferencën e përbashkët për shtyp të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka pasur një incident.
Siç raportojnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur një burrë me një kërkesë politike në bluzën e tij u largua nga forcat e sigurisë.
Siç bëhet e ditur tutje, gjatë konferencës, gazetari turk dhe kritiku i Erdoganit, Adil Yigit u largua nga forcat e sigurisë.
Më parë, ai kishte një bluzë me kërkesën për lirimin e gazetarëve të burgosur.
Kancelarja Angela Merkel ka pritur Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të premten pasdite në zyrën e saj.
Erdogan gjithashtu në mëngjes kishte pasur një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, para së cilit takim ai u prit me nderime ushtarake.
Po sipas mediave gjermane, Steinmeier adresoi raste të veçanta të të burgosurve politikë në Turqi gjatë bisedës me Erdoganin. /Telegrafi/