Puna e një reporteri politik natën e zgjedhjeve mund të duket interesante. Por jo.
Kështu së paku mendon Tadhg Enright i Euronews, derisa raportonte nga Londra të enjten ndërsa shiu dhe era goditën kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi.
“Kjo është arsyeja pse Britania nuk pëlqen t’i zhvillojë zgjedhjet gjatë dimrit”, tha korrespondenti, duke qëndruar në baltë në Westminster.
“Është errët, është lagështi, është diçka e mjerueshme këtu”, ka thënë ndër tjerash ai.
Ndryshe, Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.
Kjo do t’i jepte Johnsonit një shumicë të rehatshme dhe do t’i hapte rrugën Brexit të zhvillohej në fund të janarit. /Telegrafi/