Telegrafi

Gazetari e pyet Kondogbian për mungesën e lojtarit më të mirë në botë, ai tha se nuk e dinte që Messi luante për Real Madridin

Një debutim si ëndrra për Geoffrey Kondogbia me fanellën e Valencias.

Në ndeshjet e tij të parë me ‘lakuriqët’ ai arriti të shënonte gol në Santiago Bernabeu , duke e ndihmuar skuadrën së tij që ta marrë një pikë.

Ndeshja u mbyll 2-2 dhe francezi që nga Interi kaloi te Valencia doli të jetë vendimtar.

Por Kondogbia u përfol shumë edhe për një deklaratë pas ndeshjes.

Gazetari e pyeti francezin se a ishte më e lehtë të luhej në Bernabeu pa lojtarin më të mirë në botë.

Përgjigja e Kondogbias ishte e shpejte: “Nuk e dija që Messi luante për Real Madridin”. /Telegrafi/