Site icon Telegrafi

Gazetari dhe regjisori amerikan i vrarë në Ukrainë kishte punuar për “TIME”

Gazetari dhe regjisori amerikan Brent Renaud, i cili u vra të dielën në Ukrainë, ishte në vend duke punuar për revistën “TIME”.

Fillimisht u mendua se ai po punonte për “New York Times”, por gazeta tha se, ndërsa ai kishte qenë një kontribues në të kaluarën, ai nuk po punonte për ta në këtë detyrë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ushtari ukrainas ka një selam për rusët që po përpiqen ta marrin Bakhmutin

Kryeredaktori dhe shefi ekzekutiv i “TIME”, Edward Felsenthal dhe presidenti dhe shefi operativ i “TIME” dhe “TIME Studios”, Ian Orefice kanë lëshuar një deklaratë:

“Jemi të prekur rëndë nga humbja e Brent Renaud. Si një regjisor dhe gazetar i vlerësuar me çmime, Brent trajtoi historitë më të vështira në mbarë botën, shpesh së bashku me vëllain e tij Craig Renaud. Javët e fundit, Brent ishte në rajon duke punuar në një projekt të TIME Studios të fokusuar në krizën globale të refugjatëve. Zemrat tona janë me të gjithë të dashurit e Brent”, kanë shkruar ata ndër tjerash në deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version