Korrespondenti i BBC-së, Rupert Wingfield-Hayes dhe ekipi i tij janë përzënë nga Koreja e Veriut, pasi u ndaluan nga autoritetet për shkak të raportimit të tyre.
Gazetari, producentja Maria Byrne dhe kameramani Matthew Goddard u ndaluan nga zyrtarët të premten, kur ishin duke u larguar nga vendi aziatik.
Ai u pyet për rreth 8 orë nga autoritetet koreano-veriore dhe firmosi një deklaratë para se të lihej i lirë.
Pas kësaj, u shoqërua në aeroport.
Korrespondenti ishte në Korenë e Veriut për të ndjekur Kongresin e Partisë së Punëtorëve.
Udhëheqja komuniste e Koresë së Veriut duket se ishte e pakënaqur nga fakti se gazetari kishte vënë theksin në raportimet e tij në disa aspekte të jetës në kryeqytetin e këtij vendi. /Top Channel/