Telegrafi

Gazetari i BBC-së ia prekë aksidentalisht gjoksin kalimtares, derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejt (Video)

Gazetari i BBC-së, Ben Brown, duket se aksidentalisht ia kishte prekur gjoksin një kalimtares së rastit derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ai ka shkaktuar konfuzion në mediat sociale, ku shumë njerëz kanë filluar të pyesin se çfarë në fakt kishte tentuar të bëjë, transmeton Telegrafi.

Derisa po bashkëbisedonte me Jeremy Corbynin, pranë tyre shfaqet një kalimtare rastit e cila me sa duket ishte adhuruese e flaktë e Corbyn-it, dhe duket tentuar ta largojë nga kamera gazetari aksidentalisht ia prek gjoksin, veprim ky që i kushtoi me një goditje.

Derisa intervista po transmetohej drejtpërdrejt, në ato momente shfaqet para tyre një femër e cila mbetet e habitur, kur gazetari Brown ia prekë gjoksin duke tentuar ta largojë nga objektivi i kamerës. /Telegrafi/