Gazetari i BBC-s, Hugh Edwards, fshiu gojën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe e pranoi se kishte ngrënë një kroasant – kjo ndodhi kur televizioni po mbulonte zgjedhjet lokale.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gazetarja Reeta Chakrabarti po prezantonte shifrat e fundit të zgjedhjeve lokale në një ekran në studion e BBC News kur kamera iu kthye Edwards, i cili fillimisht lëpiu buzët e tij përpara se të fshinte thërrimet me gishta.
Ai kishte prezantuar raportimin e BBC-s gjatë natës, që u zhvillua nga ora 23:40 e së enjtes mbrëma deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm.
Moderatori falënderoi Reeta-n, përpara se t’u thoshte shikuese: ‘Do e pranoj që hëngra pak kroasant’.
‘Kështu që sa po e mbaroj dhe më vjen turp ta them këtë, por ja. Edhe 20 minuta bëhet gjashtë e mëngjesit’.
Pas kësaj, shikuesit shpalosën mendimet e tyre në rrjetet sociale.
Njëri shkroi: Huw Edwards duke ngrënë një kroasant është i vetmi lajm #LocalElections22 që ju nevojitet sot’.
Derisa një tjetër tha: ‘Më pëlqen ta shikojë atë njeri në TV. Ai mund të hante një vakt me tre pjata gjatë lajmeve dhe unë do ta falja dhe do ta shikoja.’
Të tjerët iu janë referuar moderatorit si një ‘thesar kombëtar’ dhe i thanë të mos ketë turp. /Telegrafi/