Telegrafi

Gazetari i BBC e gjen veten në situatë të palakmueshme gjatë transmetimit live (Video)

Gjatë vikendit të kaluar prezantuesi i lajmeve të televizionit BBC, Tom Donkin i ka ndodhur diçka që asnjë prezantues nuk do të dëshironte t’i ndodhte gjatë transmetimit live.

Kjo situatë hutuese ka ndodhur para paralajmërimit të kronikës për uraganin Irma, por fat i madh ka qenë që ngjarja ka ndodhur në orën dy të mëngjesit, kështu që pak kush në Angli ka pasur rastin ta shoh, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kjo situatë nuk i shpëtoi qytetarëve amerikanë, pasi edicioni i lajmeve transmetohej në kanalin BBC World dhe në SHBA ishte ora 9 e mëngjesit.

Mjaftoi që dikush ta filmoj këtë situatë, dhe prezantuesi Donkin të bëhet hit në rrjetet sociale.

Andreë Robers, i cili ka publikuar videon, ka shpjeguar se për këtë situatë nuk ishte fajtor Tom, pasi që i kishin thënë të qëndroj në këndin e gabuar. /Telegrafi/