Site icon Telegrafi

Gazetarëve u ndalohet hyrja në sallën ku po mbahet mbledhja e kryesisë

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku anëtarët e kryesisë, pritet që shqyrtojnë edhe futjen në rend të ditës së projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në seancën e kësaj jave.

Mirëpo, KosovaPress-i raporton se në këtë mbledhje, gazetarët nuk janë lejuar që të futen brenda sallës ku edhe po mbahet mbledhja e kryesisë.

Sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka vendosur që konferencën pas takimit ta mbajë në holl të Kuvendit, larg nga salla ku po mbahet takimi, gjë e cila nuk është praktikuar më parë.

Exit mobile version