Telegrafi

Gazetarët pyesin Montellan: Morata, apo Belotti?

Vincenzo Montella kam thënë se klubi i tij mund ta konsiderojë mundësinë që të nënshkruajë edhe me Alvaro Moratan edhe me Andrea Belottinë në këtë verë. 

Milani është blerë kompania Sino-Europe Sports dhe presidenti i ri Li Yonghong kërkon përforcime të mëdha.

Flitet se Milani kërkon blerjen e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata, por në orbitën e tyre mbetet edhe Andrea Belotti i Torinos.

“Ishte një vit poztiv te Milani, por nëse krerët klubit do të blinin lojtarë më të fortë do të jemi edhe më mirë”, ka thënë fillimisht ai me shaka.

“Morata dhe Belotti janë të kompletuar. Janë lojtarë shumë të fortë dhe do të mund të punonin së bashku”.

“Shumë lojtarë të fortë dëshirojnë të vinë të luajnë të Milani dhe ky është nj fillim me rëndësi”.

“Jemi një klub që pëlqehet nga lojtarë të mëdhenj, edhe pse nuk luajmë në Ligën e Kampionëve”.

“Duhet ta rrisim nivelin e skuadrës që të arrijmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Montella. /Telegrafi/